Google ADS

Trendi më i çuditshëm i vetullave vjen për festat e fundvitit dhe do ta shihni kudo

09:52 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Periudha më e dashur e vitit për shumë njerëz mbërriti. Teksa po shohim gjithë qytetin të mbushur me drita dhe po dëgjojmë këngë Krishtlindjesh ngado, bota e internetit na jep ide të shumta dhe njëkohësisht të çuditshme se si ta ndjejmë edhe më shumë këtë atomsferë festash.

Përveç pulovrës tuaj me drerë, babagjysh, flokë bore apo çdo motiv tjetër festiv, mund ta shndërroni pamjen tuaj në 100% festive shumë thjeshtë dhe nuk po flasim për buzëkuqin e kuq (i cili në asnjë mënyrë nuk mund të mungojë).

Po flasim për trendin e radhës dhe më të çuditshëm të vetullave që kemi parë ndonjëherë. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit vetullat si pemë Krishtlindjesh janë trendi më i preferuar për festat e fundvitit. Mjafton ti ndani vetullat horizontalisht në dy pjesë dhe t`i krihni në formën e një bredhi. Më pas shtoni “zbukurimet”, të cilat mund të jenë gure apo yje të vegjël. Ja kështu!

Dhe çuna, mos kujtoni se ju harruam! Edhe ju mund të eksperimentoni me mjekrën tuaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme