Dekorimit për festa të fundvitit po i vjen koha dhe se kur pritet të fillojë ky dekorim Komuna e Prishtinës ka dhënë një përgjigje për këtë.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se dekorimi gjendet në procedurë të prokurimit.
“Ka muaj që e kemi në procedurë të prokurimit dekorimin dhe kemi ndarë 75 mijë euro për këtë vit për shkak se është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari”, mirëpo kompania Prasitavan ka qenë 75 mijë euro por kompania fituese e ka fituar tenderin me vetëm 54 mijë euro. Kësaj here kemi ankesë nga kompania e dytë me radhë në tender dhe po presim tash nga organi shqyrtues i prokurimit që ta përfundoj sa më shpejt çështjen e ankesës , kjo nuk varet prej neve dhe në momentin kur kjo të kryhet do të shkruajmë kontratën me kompaninë fituese ashtu qe të fillohet sa më parë me dekorimin kështu që nuk mund të japim ndonjë datë pasi që jemi duke prit vendimin nga OSHP-ja”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka treguar se cilat janë sheshet në kryeqytet që do të dekorohen ketë vit, por të njëjtën kohë ai ka treguar edhe se pritet të ketë edhe dekorime të lagjeve tjera nga kompani private.
“Do të dekorohet sheshi “Zaihir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Adem Jashari” dhe “Skënderbeu”, po të njëjtën kohë patëm pas edhe një thirrje publike për kompanitë të cilat duan ta shfrytëzojnë si formë të marketingut dekorimin ashtu që t’i dekorojmë edhe lagjet tjera të kryeqytetit kështu që presim të kemi edhe dekorime të tjerat përveç kësaj që është investim direkt i komunës”, ka treguar Tahiri.
Sa i përket dizajnit sipas Tahirit këtë vit dekorimi do të jetë më i bukur se vitet e kaluara duke përmendur si ndryshim thelbësor shtimin e sheshit “Adem Jashari” dhe dekorimi i tij.
“Secilin vit dizajni është pak më ndryshe, mu personalisht ky i sivjetmi më duket shumë më i mirë se sa ato të kaluarat është edhe më i thjeshtë edhe më i bukur në pamje. Ndryshimi thelbësor është shtimi i një sheshi të ri, dekorimi i sheshit “Adem Jashari”, ka thënë ai.
Ai k a thënë se këtë vit Komuna ka ndarë 75 mijë euro por që tenderin e ka fituar kompania me 54 mijë euro.
“Janë ndarë 75 mijë euro mirëpo kompania fituese e ka fituar tenderin diku me 54 mijë euro me sa më kujtohet 2 mijë euro më pak se vitit të kaluar”, është shprehur ai.
Sa i përket dekorimeve të vjetra Tahiri ka thënë se ato dekorime nuk janë të komunës por të kompanive që i kontraktojnë.
“Ato nuk janë tona po të kompanive që e fitojnë tenderët dhe varësisht kompania që e fiton tenderin i përshtat ose jo ato në dizajnin të cilin e parasheh komuna për secilin vit, kështu që po ta kishte komuna një ndërmarrje të vetën po ti lejohej një e gjë e tillë atëherë mund të përsëritej dekorimi por në raste tilla ne kontraktojmë kompani dhe varet se ato ku e marrin mallin”, ka treguar Tahiri.
Ndërsa sa i përket buxhetit që ka tepruar nga ndarja për dekorime Tahiri ka thënë ato mund të bartën për vitin që vjen.
“Po ato janë para nga të hyrat vetanake dhe mund të barten në vitin tjetër”, ka përfunduar ai./Rina Rexhepi/arbresh.info
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve