Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Rasti ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa para gjykatës dëshmitë i prezanton mbrojtja.
Në seancën e kaluar dëshmoi i akuzuari Goran Gjoshevski, ndërsa u dëgjuan edhe disa dëshmitarë tjerë të propozuar nga mbrojtja mes të cilëve edhe Vllatko Gjorçev.
Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzat i përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person