Aeroplani i Angela Merkelit pëson probleme teknike

08:45 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të mungojë në fillimin e samitit të G20-ës, pasi udhëtimit i saj drejt Buenos Aires pësoi probleme teknike sa ishte në ajër.

Vonesa duket se do të komplikojë agjendën e Merkelit të takimeve në samitin dyditor të G20-ës, transmeton portali arbresh.info.

Ajo kishte të planifikuara takime bilaterale me presidentët e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë dhe Indisë.

“Ishte një keqfunksionim serioz”, Merkel u tha gazetarëve të premten në mëngjes, duke e komplimentuar ekuipazhin e avionit.

Pak pasi u nis nga Berlini të enjten mbrëma, aeroplani qarkulloi mbi Holandë dhe ateroi në aeroportin e Këlni/Bonit në Gjermaninë perëndimore, që është gjithashtu baza e avionëve të qeverisë gjermane.

Merkel, i cili po udhëton gjithashtu me ministrin e financave Olaf Scholz dhe një grup gazetarësh, qëndroi një natë në Bon, ish kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore, ku kancelari ende mban një prani kryesisht ceremoniale.

Ajo pastaj do të udhëtojë me një delegacion të vogël në Madrid, pastaj në Buenos Aires, sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Seibert./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme