Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, e ka quajtur të vonuar dhe të paanalizuar mirë vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 përqindësh për produktet me origjinë nga Serbia.
Pavarësisht kësaj, ai i ka dhënë mbështetje këtij vendimi.
Grabovci ka thënë se për shkak të fushatës së egër të Serbisë karshi Kosovës ndaj shtetit serb do të duhej të ketë reciprocitet të plotë në të gjitha fushat.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Grabovci i ka vlerësuar të padrejta reagimet e zyrtarëve të BE-së karshi këtij vendimi.
Ai ka theksuar se BE-ja duhet të reagojë ndaj qasjes destruktive dhe armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe jo ndaj veprimeve mbrojtëse të shtetit tonë.
Ndërsa sa i përket vendimit të dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri, Grabovci ka thënë se ky vendim ka qenë i nxitur nga Beogradi zyrtar./epoka e re/
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...