Google ADS

Kriza Rusi-Ukrainë lë në hije samitin e G20-ës

08:15 | 30 Nëntor 2018
Arbresh.info

Udhëheqësit botërorë janë duke u mbledhur në Argjentinë për samitin e tyre vjetor të G20-ës në mes të tensioneve të reja të Rusisë me Ukrainën dhe një lufte tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin, në një protestë ndaj kapjes së Rusisë të anijeve detare ukrainase, transmeton portali arbresh.info.

Shpresat e përparimit mbi tarifat në bisedimet e pritura të zotit Trump me udhëheqësin kinez Xi Jinping janë shuar.

Lufta tregtare midis dy gjigantëve ekonomik ndoshta mund të përshkallëzohet.

Samiti është gjithashtu një provë diplomatike për Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman mes pyetjeve të vazhdueshme rreth përfshirjes së mundshme të shtetit saudit në vrasjen e muajit të kaluar të gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.

Ndërkohë, një operacion masiv i sigurisë është në proces për samitin në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, ku një festë bankare është shpallur për të premten dhe distrikti kryesor i biznesit në qytet është mbyllur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme