Naim Rashiti, analist politik, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se taksa prej 100 për qind e Kosovës ndaj Serbisë është iracionale.
Ai thotë se situata në veri është shumë e komplikuar pas dorëheqjes nga kryetarët e komunave serbe.
“Ndryshe nga pranvera kur Lista Serbe është larguar, kësaj here është situata serioze. Do të kemi situatë shumë të komplikuar pasi do të jetë e vështirë të kemi zgjedhje të reja në veri. Është situatë e panjohur dhe mund të kthehemi prapa me sigurinë në veri. Qytetarët duan që të jetojnë të qetë, po kjo ka të bëjë me kontrollin nga Beogradi dhe Listës Serbe”, ka thënë ai.
Ai thotë se në Kosovë ndodhin shumë paradokse, pasi institucionet në periudha afatgjate nuk bëjnë asgjë e ndodhin menjëherë veprime të ashpra.
Sipas tij Kosova duhet të ketë hapa konkretë në plan afatgjate ndaj Serbisë, e një taksë e tillë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë.
“Për taksën e parë kishte një simpati, por e dyta është irracionale. Etiketa do ta bëjë Serbinë që sa ma shumë të njohë prodhimet vendore. Ideja më e mirë do të ishte që në vend të taksës të kishte hapa konkret në politikën afatgjate ndaj Serbisë. Reciprociteti me dokumentacion, e hapa institucional që nuk kontestohen. Kjo taksë na ka vendosë në një situatë të vështirë. Krahas saj është më mirë të investohet drejtpërdrejt në prodhimet vendore. Gradualisht duhet t’i ikim diskursit të sotëm, pasi ky vendim nuk mund ta zgjasë shumë. Nuk mund ta mbajë gjatë këtë taksë, por duhet të ndodhë reciprociteti”, thotë Rashiti.
Rashiti shton se Serbia eksporton në Kosovë po aq edhe sa në Rusi.
“Nuk mund të marrim kësi vendimesh ad-hoc. Ky vendim politikisht është i kontestueshëm nga ndërkombëtarët. Këto deklarata politike mund të kuptohen, por ky proces nuk duhet të lidhet me dialogun. Mund të rritë kërkesat e Kosovës por nuk mund të kushtëzojë gjërat në dialog, e as ndaj BE-së. Është dështim i Kosovës për të pasur një agjentë të qartë politike të jashtme”, thotë ai.
Ai thotë se Interpoli na ka treguar se nuk është vetëm Serbia fajtore, është shumë fajtore e madhe, por ka probleme të tjera.
“Kosova duhet të ketë sytë e hapur çka po ndodh pasi gjërat nuk janë në favor të Kosovës. Në vend që të viktimizohemi ne duhet të bëjmë një agjendë me kërkesa ndaj BE-së se çfarë duam, e të jetë më afatgjate. Ka pasur lobim të suksesshëm në muajt e fundit, por është shumë e vonë. Duke mos amnistuar farë BE-në, megjithatë institucionet nuk mund të sillen si viktimë. Kosova dhe rasti i saj është edhe më i vështirë prej vitit në vit. Dhe ka raste edhe kur bëhen tërheqja e njohjeve për Kosovën. Nuk jam i sigurt se politika i ka të qarta të gjitha këto sfida”, thotë Rashiti.
Ai shton se, “një prej opsioneve që dëgjova është se mund të rikthehen institucionet paralele. Jam i bindur se funksionaliteti i institucioneve paralele do të rikthehet. Besoj se do të ketë një ndërmjetësim të ri se çfarë duam nga marrëveshjet, si ajo për energjinë, kartonin e gjelbër. Mendoj se mund të ketë një paketë që do të lehtësonte gjërat”, thotë Rashiti.
Rashiti më tutje shton se pritet që deri në shkurt ose mars të ketë një marrëveshje finale.
“Ka një agjend të fuqishme amerikane që deri në shkurt-mars që të ketë një marrëveshje të shkruar. Prioriteti kryesor e ka një kornizë, dhe duan marrëveshje deri në pranverë. Por, janë dy probleme të këtij procesi. Deri tani dialogu ka pasur imazh të keq, e sidomos mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani. Nuk besoj se Serbia do të pranojë ta njohë Kosovën. Është rritur mosbesimi, dhe kemi një fragmentim në faktorin shqiptar. E faktori ndërkombëtarë është i ndarë si kurrë më parë. Fillimisht ka pasur ndarje mes administratës amerikane, pastaj mes BE-së. Nëse e sheh që Mogherini të mos i bind atëherë mund të tërhiqet në momentin e fundit. Nëse liderët nuk e shohin këtë kornizë se çfarë përmban është e pamundur të arrihet konsensusi. Duhet të shihet korniza e më pas të vendoset që të jetë pro ose kundër”, ka thënë ai./Koha.net/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë