Masakra e 4 tetorit në ish-Bllok prej pak ditësh është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave, pasi vetëdorëzimi në polici i të kërkuarit Ajaks Boshnjaku, hodhi dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe nxori në pah faktin se nuk është vetëm këngëtarja Elvana Gjata, “molla e sherrit” për përplasjen e grupit të të dashurit të saj Ervin Mata me atë të biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.
E teksa historisë së përplasjes me armë në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha i është shtuar edhe një emër i ri, si ai i biznesmenit Eldi Dizdari si personazh protagonist, hetimet duket se janë përqendruar te prishja e pazareve të drogës si motiv i konfliktit.
Mësohet se ka pasur një përplasje për pazare droge, më saktësisht kokaine, të prishura në një shtet tjetër, midis Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës dhe Eldi Dizdarit, bashkëshortit të ish-miss-it shqiptar Suada Sherifi.
Sipas Panorama, grupi hetimor ka të dhëna që flasin për krisje të raportit miqësor Dizdari-Mata për shkak të një sasie kokaine që nuk ka shkuar në destiancionin e kërkuar, ndërsa të dy të rinjtë dikur kanë qenë shokë të ngushtë.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e Dizdarit dy ditë më parë dhe policia, duke qenë se nuk e ka gjetur në banesë e ka shpallur në kërkim biznesmenin.
Por kush është Eldi Dizdari, i implikuar në përplasjen në ish-Bllok?
Mediat kanë zbuluar se biznesmeni ka lidhje farefisnore me një tjetër biznesmen të bërë të njohur për shkak të drogës. Dizdari është i afërm i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbi Garden”, që kishte porositur kontejnerët me banane nga Kolumbia, brendat të cilëve u sekuestruan 613 kg kokainë në portin e Durrësit.
Dizdari ka pasur një përplasje verbale me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysmë ore para se të ndodhte vrasja brenda këtij lokali.
ldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi. Ai është bashkëshorti i ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi, por ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë lidhjen me të, duke shmangur daljet në media. Edhe fotot e Suadës me bashkëshortin numërohen me gishtat e dorës, ndërsa ata kanë edhe një vajzë së bashku.
Në fashikujt e Prokurorisë rezulton se një borxh financiar i pa shlyer nga Mata ka prodhuar grindjen mes tij e Dizdarit.
Ç’ndodhi para vrasjes në lokalin “Monopol”?
Para vrasjes ka pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata.
“Disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, kanë ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar të ketë pasur sjellje miqësore mes këtyre dy personave. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas, Ervini me Mevjolin largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Tower”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme, tashmë është mësuar se drejtohej nga Eldi Dizdari”, thuhet në fashikujt hetimorë të organit të akuzës.
Ndërkohë, në konfliktin Mata-Dizdari është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar.
Dizdari nuk ka qenë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...