Alexis Sanchez është i vendosur përfundimisht për largim nga Manchester United.
Siç raporton ‘The Mirror’, dështaku i “Djajve të Kuq” është më i vendosur se kurrë për tu larguar nga klubi në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi i trajnerit Jose Mourinho për të lënë lojtarin në bankinë në fitoren e Manchester United me rezultat 1 me 0 në Ligë të Kampionëve kundër Young Boys të martën ka zemëruar edhe më tepër sulmuesin.
Reprezentuesi 29-vjeçar i Kilit thuhet se është duke menduar largimin nga klubi ende pa u bërë një vit qysh pas arritjes së tij nga Arsenali.
Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu se ai dëshiron të kaloj në Paris Saint Germain./arbresh.info/
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur