Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, në të cilën pasqyrohet potenciali i vendit tonë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore.
Po ashtu në këtë video shihen edhe arritjet e sportistëve dhe artistëve me prejardhje nga Kosova, që po bëjnë bujë në arenën ndërkombëtare, Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri.
Tregohen edhe për sukseset e sportistëve vendor, sidomos në xhudo me Majlinda Kelmendin e Akil Gjakovën, dhe për suksesin e fundit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova është një vend i vogël në zemër të Evropës, por me ëndrra të mëdha.
Në të tregohet edhe për pasuritë që ka vendi ynë, produktet dhe rininë.
Vendin tonë e presin shumë punë gjatë rrugëtimit tonë për në BE, punë të cilat do ti realizojmë me vullnet e përkushtim.
Së shpejti pritet ta kemi edhe ushtrinë tonë.
Video është promovim i Kosovës, dhe është realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/282484722619758/
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”