Arsenali ka regjistruar fitore me rezultat të thellë mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Vorskla Potavas.
“Topçinjtë” fituan me rezultat 3 me 0 takimin e xhiros së pestë në kuadër të Evropa Ligës të zhvilluar në udhëtim kundër skuadrës ukrainase, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht se thuajse e gjithë skuadra e zakonshme startuese pushoi, klubi nën udhëheqjen e Unai Emery mposhti pa probleme nikoqirët e takimit të zhvilluar në Kiev.
Ata kaluan në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë në Kiev. Goli i avantazhit për gjigantin anglez u realizua nga talenti i ri Emile Smith Rowe.
Aaron Ramsey më pas dyfishoi shifrat për 2 me 0 në minutën e 27′ duke realizuar nga pika e bardhë.
Goli i tretë u shënua nga talenti tjetër në sulm Joe Willock në minutën e 41′ pas një kundërsulmi të shpejtë.
Arsenli tashmë ka siguruar kalimin në fazën eliminuese të këtij kompeticioni, por me këtë fitore ata kanë të garantuar edhe kruen e Grupit E me 13 pikë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat:
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...