Arsenali është duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 në ndeshjen si mysafirë kundër Vorskla Poltavas.
“Topçinjtë” kanë arritur të shënojnë tri gola vetëm brenda pjesës së parë të ndeshjes në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë kundër skuadrës ukrainase, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery kaloi në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë në Kiev.
Goli i avantazhit për gjigantin anglez u realizua nga talenti i ri Emile Smith Rowe.
Aaron Ramsey më pas dyfishoi shifrat për 2 me 0 në minutën e 27′ duke realizuar nga pika e bardhë.
Goli i tretë u shënua nga talenti tjetër në sulm Joe Willock në minutën e 41′ pas një kundërsulmi të shpejtë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat:
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...