Google ADS

Real Madridi afër marrëveshjes me sulmuesin e Liverpoolit?

19:10 | 29 Nëntor 2018
Arbresh Info

Real Madridi thuhet se është duke synuar transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firminos, i cili vlerësohet se vlenë rreth 71 milionë nga klubi i tij.

Kështu raporton ‘Don Balon’, që i jep shpresë gjigantit spanjoll në sigurimin e marrëveshjes për shkak se ata pretendojnë se trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp, do të preferonte shitjen e Firminos para Mohamed Salahs dhe Sadio Manes, transmeton portali arbresh.info.

Ky do të ishte një zhvillim mjaftë interesant ndaj spekulimeve rreth të ardhmes së Firminos, ndërkohë që reprezentuesi brazilian është përfolur si një shënjestër e dyshes madhështore në La Liga në raste të ndryshme këtë sezon.

Një tjetër raport i publikuar së fundmi nga uebfaqja e lartpërmendur lidh gjithashtu Firminon si një nga shënjestrat e Madridit, ndërkohë që Barcelona është përfolur po ashtu si një admirues i tij.

27-vjeçari ka qenë një performues kryesor te Liverpooli së fundmi, megjithëse në fillim të sezonit ka pasur probleme.

Kjo mund të bëjë gjigantin anglez më të hapur për të shitur lojtarin për shkak se Salah dhe Mane duken opsione më shumë të besueshme për momentin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme