I dashuri i Duas ju përgjigjet në shqip komentuesve në rrjetet sociale

18:44 | 29 Nëntor 2018
A. B.

Një urim nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për festën e 28 nëntorit, nuk mungoi!

Me këtë rast, komentues të shumtë i shkruan asaj po ashtu urime, duke e falënderuar që nuk harroi këtë festë.

Njëra nga komentueset në urimin e saj të bërë në Instagram, ishte edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Bebe Rexha, e cila gjithashtu ka krijuar një miqësi të mirë me Duan.

Rexha i ka komentuar asaj disa emoji zemre në ngjyrat kuq dhe zi.

Ndërkohë, edhe producenti i njohur muzikor Diplo (që ka kompozuar këngën e Kampionatit Botëror, të cilën e interpretoi Era Istrefi), ka komentuar gjithashtu në këtë fotografi.

Ai ka ngacmuar të dashurin e Duas, Isaac Carew, duke i thënë atij “shqiptar nderi”.

Ndërkohë Isaac, i cili ka tash e sa vite që është në lidhje me Duan, i është përgjigjur në shqip.

Ai ka shkruar “A mund ta përsëritni ju lutem”, me çka edhe ka bërë të ditur se i ka pëlqyer komplimenti i bërë nga Diplo.

Më pas, shumica e komentuesve të tjerë i kanë replikuar gjithashtu modelit Carew, duke i thënë se paska arritur të mësojë mjaft mirë shqip.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme