Ministria e Arsimit e Kosovës mori vendim të enjten të ndalojë përdorimin e telefonave mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Ministri, Shyqiri Bytyqi, njoftoi për vendimin përmes rrjetit social Facebook, ndërkaq e arsyetoi atë më faktin se kjo ndalesë do të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Lexojeni postimin e plotë:
“Të dashur qytetarë,
Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij. ShB”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...