Murati: Pas taksës prej 100%, nevojitet mobilizim për produktet tona

16:53 | 29 Nëntor 2018
A. B.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë të ditur se sot ka filluar punën Konventa e Parë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se, ky klub ka bërë një punë të mirë në promovimin e prodhimeve vendore dhe në presionin që politikat qeveritare të jenë më miqësore ndaj prodhuesve.

“Në situatën aktuale, kur prodhimeve nga Serbia i është vendosur taksa 100 për qind, duhet një mobilizim edhe më i madh që prodhimet tona të fitojnë besimin tonë dhe njëkohësisht të bëhen të afta të konkurrojnë në tregun e jashtëm”, ka shkruar Murati.

“Unë kam besim në shumicën e prodhimeve tona. Kontribuoni të gjithë që duke blerë prodhime të Kosovës, të bojkotojmë prodhimet e Serbisë dhe të ndihmojmë që cilësia e prodhimeve tona të rritet. Unë besoj në prodhimet tona dhe deri më tani nuk jam zhgënjyer. Besoni edhe ju”, ka shkruar tutje Murati.

Të ngjashme