Zëvendësminisri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka goditur qëndrimet e fundit të liderit të LDK’së, Isa Mustafa.
Sipas Berishës, Mustafa po mashtron sepse ai po e kundërshton ndarjen, ndërsa po dëshiron ta rrëzoj kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili është deklaruar po ashtu kundër ndarjes.
Tutje, zv.ministri përmend se Mustafa ka shtyrë deputetët e LDK’së, që ta votojnë zgjedhjen e Thacit President.
Shkrimi i plotë i Berishës në Facebook:
Ku është problemi i Isa Mustafës?!
Isa Mustafa, ankohet se presidenti është duke punuar në ndarjen e Kosovës.
I njëjti Isa Mustafa, na thotë se ndalja e projektit të ndarjes është rrëzimi i kryeministrit z. Haradinaj, respektivisht kundërshtarit më të madhe të ndarjes.
Mashtrim i bukur apo jo?!
Athua, Isa Mustafa kujton që dinakëria e ironia e tij është e palexueshme për ne?
Athua, kujton ai se ne kemi harruar aq shpejt, që nê sytë e botës, si një shërbëtori i zellshēm, pa fije dinjiteti iu bënte presion deputetëve të LDK-së, për të zgjedhur presidentin që tash kinse ankohet?
Athua, kujton ai, se ne nuk e dimë, se kjo është vetëm një detyrë e rradhës që e ka marrë, për të shfrytëzuar LDK-në, në rrëzimin e kundërshtarit të ndarjes.
Sigurisht, që për ne është i lexueshëm ky rol mjeran i tij. Shpresoj ta lexojnë mirë edhe deputetet e LDK-së, e kam fjalën për ata/ato që nuk e kanë lexuar heren e kaluar. Së paku, të mos ankohen më se nuk e kanë ditur.
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real