Real Madridi është duke menduar të bëjë një ofertë qysh në fillim të janarit për sulmuesin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.
Diaz pritet të largohet nga klubi në Etihad brenda muajve të ardhshëm pas dështimit për të rënë dakord rreth vazhdimit të kontratës së tij, e cila është e vlefshme deri në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi është destinacioni më i mundshëm i spanjollit dhe ata mund të sigurojnë transferimin e tij në merkaton dimërore në vend të asaj verore më vonë.
Kjo do të përfshinte një tarifë dhe nuk do të ishte falas, ndërkohë që 19-vjeçari i frikësohet mungesës së kohës në fushë nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.
Diaz, i cili shkëlqeu gjatë fitores në Carabao Cup ndaj Fulhamit, mësohet t’iu ketë thënë nga drejtori i Real Madridit se e shohin atë në skuadrën e parë në rast se transferohet në janar.
Largimi i tij do të shërbente si një tjetër goditje ndaj akademisë së Cityt pas largimit gjithashtu të Jodan Sanchos për transferim në Borussia Dortmund vitin e kaluar gjithashtu.
Sancho, Diaz dhe Foden janë parë si një treshe e mrekullueshme, por vetëm ky i fundit do të qëndrojë në klub./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte