Studentët në veri protestojnë kundër taksës

13:14 | 29 Nëntor 2018
V. S.

Kanë vazhduar edhe sot protestat në veriun e Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Ramush Haradinajt për taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë serbe.

Protesta e sotme është organizuar nga studentët, të cilët në mënyrë simbolike në duart e tyre kanë mbajtur pjata të thata, si përgjigje për taksën.

Slogani i kësaj proteste ka qenë “Evropë, nga fjalët në vepra”, shkruan Express.

Kjo protestë kishte filluar me pesë minuta heshtje, ndërsa gojët e tyre i kishin mbyllur me ngjitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme