Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në inaugurimin e Qendrës së Inovacionit dhe Nërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës se do të vazhdojë ta mbështesë çdo ide të rinisë kosovare që lidhet me inovacionin dhe ndërmarrësinë, duke dhënë mesazhin e qartë se Kosova është e vendosur të ecë përpara në rrugën e saj të modernizimit dhe zhvillimit ekonomik.
Ai tha se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili me vendime të duhura, me politika ekonomike adekuate, mund të kthehet në zhvillim dhe mirëqenie qytetare.
“Një nga prioritetet e mia kryesore ka qenë lidhja e botës akademike me pjesën e biznesit dhe ndërmarrësisë. Kjo është ajo që sot po ndodhë. Perspektiva ekonomike e vendit tonë mund të arrihet vetëm në momentin kur bota akademike lidhet me ndërmarrësinë. Kjo është ajo që i ka munguar deri tani Kosovës. Gjatë takimeve të shumta me bizneset, një ndër ankesat kryesore të tyre kanë qenë mungesa e njerëzve të përgatitur profesionalisht, të aktivizuar në botën e ndërmarrësish”, tha Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka përgëzuar kryeparlamentarin Kadri Veseli për idenë e themelimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Ju them të drejtën kur ka filluar ndërtimi i Qeverisë që më është besu me udhëheqë dhe është propozua kjo Ministri, mendoja që po dojnë me hapë një vend pune. Du me i thënë kryetarit Veseli, faleminderit se paske pasë të drejtë se jo vetëm për sot por gradualisht e kemi konstatuar se tashmë besoj se ia ka vlejtë me hy në idenë e themelimit të një ministrie që i dedikohet inovacionit, sidomos tek të rinjtë dhe sipërmarrësit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ndërsa ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë tha se investimet në krijimin e kushteve për laboratore për inovacion dhe ndërmarrësi do të shtrihen në gjitha pjesët e vendit, për tu krijuar të rinjve mundësi praktike në realizimin e ideve të tyre.
Ai tha se qendrat inovative duhet të shërbejnë për krijimin e kushteve që idetë e të rinjve inovatorë të përkthehen në bashkëpunim konkret me bizneset për t’i realizuar ato në ekonominë e re globale. Sipas tij, Kosova me rininë që ka do të jetë një vend konkurrues i denjshëm.
Udhëheqësit e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prtishtinës e falënderuar kryeparlamentarin Kadri Veseli për mbështetjen në realizimin e këtij projekti i cili u ka krijuar kushte studentëve që të realizojnë idetë dhe njohuritë e tyre në praktikë.
Kryeparlamentari Veseli më pas ka vizituar hapësirat e qendrës së re inovative duke parë nga afër punimet e realizuara nga studentët e Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast, Veseli i ka siguruar studentët se idetë e realizuara prej tyre do të mbështeten nga institucionet edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...