Google ADS

Fanatikët e Enver Hoxhës janë ende gjallë, nderohet diktatori

11:56 | 29 Nëntor 2018
arbresh.info

Si çdo 29 Nëntor në varrezat e Dëshmorëve, pranë memorialit Nënë Shqipëri shfaqen fanatikët e Enver Hoxhës. Në vitin 2018, afro 3 dekada pasi u rrëzua regjimi më i egër diktatorial, në Shqipëri vazhdon të nderohet diktatori gjakpirës Enver Hoxha.

Përkrahësit e Partisë Komuniste shkojnë të pashqetësuar, askush nuk i ndalon të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve që ruhen nga Garda e Republikës.

Me portretin e diktatorit, me parulla dhe kurora me lule ata kryejnë nderimet e tyre, duke i bërë karshillëk kështu qindra mijëra familjeve të persekutuara shqiptare, të afërmit e të cilëve u dergjen në kampe apo vdiqën në burgjet e komunizmit.

“Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’ dhe ‘Bularati është Shqipëri’”, ishin disa nga pankartat e nostalgjikëve të Enver Hoxhës./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme