Në festën e 28 Nëntorit pati 20 lindje, dy nëna sjellin në jetë binjakë

10:06 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gjatë festës së 28 Nëntorit në Kosovë ka pasur gjithsej 20 lindje.

Në jetë u sollën 22 foshnje meqë dy nëna kanë lindur binjakë, njofton Klan Kosova.

Sipas shërbimit spitalor në QKUK, prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 8 kanë qenë meshkuj, 12 femra.

10 nëna kanë lindur për herë të parë, përderisa me operacion janë kryer 4 lindje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme