Në Shqipëri, gati 22% e popullsisë konsiderohej obeze, sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore të Shëndetit (OBSH), që i referohen vitit 2016. Në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet në vendin e 21 nga 33 shtete, duke iu afruar më shumë fashës së shteteve ku niveli i obezitetit nuk është shumë i lartë.
Në Europë, shteti ku ka më shumë të shëndoshë është Turqia, ku 32% e popullsisë konsiderohet nga OBSH, që është mbipeshë. Më pas renditen maltezët, me gati 29% dhe në vend të tretë janë anglezët, me gati 28% të popullsisë që është obeze. Më pas në listën renditen hungarezët, çekët, irlandezët, grekët, kroatët, spanjollët, malazezët.
Në kahun tjetër, atë të elegantëve, kryesojnë boshnjakët, ku vetëm 18% e popullsisë është mbipeshë. Shtete të tjera në Europë, me popullsi elegante janë Zvicra, Danimarka, Italia, Austria, Sllovenia, Holanda, ku deri në 20% e popullsisë është obeze.
Obeziteti në Shqipëri në rritje
Shqiptarët kanë qenë shumë më elegantë 10 vjet më parë. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë, që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%. Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%.
OBSH e mat obezitetin përmes Indeksit të Masës Trupore (BMI), i cili përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik. Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është trefishuar krahasuar me të dhënat e vitit 1975, duke marrë përmasa epidemike.
Në botë, shtetet e mëdha me nivelin më të lartë të obezitetit janë Kuvajti dhe SHBA-të, ku rreth 37% e popullsisë konsiderohet obeze.
Ndërsa më elegantët në botë janë indianët, vietnamezët, japonezët, koreanët etj./monitor.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...