Makina bie në lumë, nuk dihet ende fati i shoferit

08:21 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mëngjesin e së enjtes, në aksin Maliq-Korçë, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Nuk dihet ende fati i shoferit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.

Ndërkohë, pritet që në vendin e ngjarjes të shkojnë palombarët për të vijuar kërkimet, pasi dyshohet se shoferi është mbytur./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme