Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka kërkuar nga NATO-ja të dërgojnë anije tek Deti i Azovit , pas një konfrontimi me Rusinë jashtë Krimesë.
Ai i ka thënë gazetës gjermane Bild që shpresonte se anijet mund të vendosen për të ndihmuar Ukrainën dhe të ofrojnë siguri, transmeton portali arbresh.info.
Të dielën, Rusia hapi zjarr ndaj tri anijeve ukrainase dhe konfiskuan ekuipazhet në Ngushticën e Kerçit që ndodhet në mes të Detit të Zi dhe Detit të Azovit.
Nato ka shprehur mbështetje të plotë për Ukrainën, që nuk është një shtet anëtar i aleancës veri-atlantike.
Pas keqësimit të marrëdhënieve, presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Poroshenkon se ka krijuar një provokim detar për të rritur përkrahjen para zgjedhjeve të vitit 2019.
Presidenti Poroshenko ka zbatuar ligjin ushtarak përgjatë rajoneve kufitare të Ukrainës për 30 ditë si përgjigje ndaj krizës./Arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?