Google ADS

Parlamenti Europian diskuton sot për Kosovën dhe dialogun me Serbinë

07:51 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Anëtarët e Parlamentit Europian në Bruksel kanë kushtuar një pjesë të sesionit plenar të sotëm për të diskutuar rezolutat mbi vendet e Ballkanit Perëndimor të hartuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme.

Rezoluta paraqet raportin e Parlamentit Europian për raportet e Komisionit Europian mbi gjashtë kandidatët e BE dhe kandidatët potencialë.

Gjatë ditës së sotme deputetët europianë do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt pranimit të mundshëm në BE.

Në të njëjtën ditë, Parlamenti do të votojë për azhurnimin e kushteve për t’i rifutur përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare në zonën Shengen.

Sa i përket Serbisë, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument që përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme