Artan Lame rrëfen të fshehtat e nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë

23:36 | 28 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Studiuesi Artan Lame ka rrëfyer një të fshehtë nga deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai u shpreh se disa prej firmëtarëve donin të ishin të parët, biles donin të firmosnin edhe para Ismail Qemalit.

Lame, dekalroi se i pari ka firmosur Ismail Qemali, por  Vehbi Dibra dhe Dom Nikolla dy firmëtarë të tjerë nuk kanë pranuar të ishin në renditje poshtë tij, dhe  kanë firmosur mbi Ismail Qemalin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme