Google ADS

Zbulohet letra që i ka dërguar Elvana Gjata Prokurorisë: Jam në Gjermani për arsye shëndetësore

23:31 | 28 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Elvana Gjata ndodhet në Gjermani për arsye shëndetësore. Kjo është zbuluar sipas një letre të dërguar nga këngëtarja për Prokurorinë, letër e së fundmi nga Report Tv. Sipas kësaj medieje, Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.

Thuhet se ajo e ka dërguar letrën tri javë më parë përmes postës, ku citohet të ketë shkruar: “Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga mediat se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.

Gjithashtu thuhet se sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë rezulton se këngëtarja s’ka qenë e pranishme në momentet kur ndodhi konflikti, ku si pasojë një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, më katër tetor.

Kujtojmë se dje, Gjykata e Tiranës lëshoi një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut. Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 30 ditor që këngëtarja e njohur të paraqitej vetë për të dhënë deklaratën e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme