Barça fiton ndaj PSV-së dhe kualifikohet në fazën tjetër

23:16 | 28 Nëntor 2018
Arbresh Info

Barcelona fitoi ndaj PSV Eindhoven me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për spanjollët.

Ishte PSV ajo që kishte rastet e para për gol në këtë ndeshje, ishte Gaston Pereiro ai që rrezikoi dy herë portën e Marc Andre ter Stegen.

Barça rrezikoi me anë të Philippe Coutinhos (19′), kurse holandezët rrezikuan edhe një ehrë me anë të Pereiros (25′).

Pas kësaj spanjollët morën në dorë lojën duke tentuar golin me anë të Arturo Vidal (31′, 36′), Lionel Messi (39′), ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë vendasit tetnuan me Luuk de Jong (43′) dhe Denzel Dumfries (45′).

Pjesa e dytë filloi me rastin nga Ousmane Dembele (48′), ndërsa në minutën e 61-të ishte francezi ai që asistoi te Messi për golin e parë në këtë takim.

Në minutën e 70-të shënoi Gerard Pique për t’i dhënë kështu fund shpresës së vendasve për një pikë në këtë ndeshje.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Luuk de Jong (83′).

Pas kësaj fitore Barcelona kualifikohet në fazën e eliminimit direkt pasi renditet e para në Grupin B me 13 pikë, ndjekur nga Tottenhami me shtatë pikë, aq sa Interi, kurse PSV e fundit me vetëm një pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Spurs, ndërsa PSV do të përballet me Interin.

https://twitter.com/goalradarUEFA/status/1067890654708211715

https://twitter.com/goalradarUEFA/status/1067893108778704906

https://twitter.com/goalradarUEFA/status/1067896592794099714

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme