Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për vendimin e qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj Serbisë. Ai ka thënë se vendosja e kësaj takse është e gabueshme.
Në “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Haziri ka thënë se ndaj Serbisë duhet të vendosen sanksione.
“Duhet të bëhen sanksione. Nuk mund të vendosen taksa 100 për qind. Këtë taksë duhet ta paguajnë qytetarët e Kosovës. Kjo taksë po na ngrit çmimet. Tash është rritur buka e shumë artikuj të tjerë”.
Kryetari i Gjilanit ka thënë se nuk ka kuptim që një shtet të vendos taksë ndaj një shteti tjetër.
“Nuk ka sens që të ketë taksë 100 për qind ndaj një shteti. Duhet të ketë sanksione. Duhet të ndalohet shitja e artikujve dhe pikë. Të thuhet këto artikuj nuk bën të shiten dhe u krye”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...