Flitet shumë rreth shëndetit dhe mirëqenies.
Me dieta ekstreme duket se të gjithë janë përqendruar si të jetojnë një jetë më të shëndetshme.
Por ajo që na mban të shëndetshëm ndoshta s’është një dietë e re ose një rutinë stërvitjesh.
Ndoshta mund të përdorim duart dhe fantazinë për mirëqenien e mendjes, trupit dhe shpirtit.
Shkenca ka treguar se përqendrimi që kemi kur punojmë me shtiza apo grep redukton stresin dhe lufton inflamacionin.
Trupat tanë janë në gjendje të vazhdueshme stresi sepse truri ynë nuk e bën dot dallimin mes një debati me shefin e një sulmi nga një ari.
Lëvizjet e përsëritura të punës së dorës, për shembull, aktivizojnë sistemin nervor parasimpatik, që qetëson atë reagimin “lufto ose ik”.
Ndaj nuk do të ishte e tepërt të mendonit për punën me shtiza, qëndistarinë, pikturat, si një praktikë qetësuese ose ndoshta një formë meditimi.
Por kujdes, flasim për atë pjesë të krijimtarisë që realizohet fizikisht, pasi ka punë krijuese si të shkruarit, për shembull, që vënë në punë trurin dhe mund të jenë të lodhshme e të kenë efekt të kundërt me relaksimin, shkruan Living.al.
Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet me punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Studimet tregojnë se, puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.
Por nëse çentrot dhe mbulesat e qendisura ju duken démodé dhe të dala nga moda përse nuk përpiqeni të thurni këtë mbulesë krevati, videoja e së cilës po bën xhiron e rrjetit.
Kjo video udhëzuese realizuar nga blogeria Laura Birek, ju mëson si të thurni këtë batanije.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...