Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për shkak se, siç ka thënë ai, po “vullnetaron të hapë në biseda me Serbinë jo vetëm kufijtë e Republikës së Kosovës, të njohur nga mbi 100 shtete, duke përfshirë edhe SHBA-të, por edhe çështje të brendshme të Kosovës (pronat, infrastrukturën, ekonominë, arsimin, shëndetësinë)”.
Thaçi këtë po e bën “përtej kompromiseve të dhimbshme që ka bërë Kosova në bisedat për statusin përfundimtar (Pakos Ahtisari) para shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2018”, ka vlerësuar Hamiti, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ia tepron fort Thaçi – dikush do të mund të thoshte se zemërgjerësia e tij s’ka kufij – siç mund të shihet nga këto fjalë të tij nga kjo intervistë me “Zërin e Amerikës””, ka shkruar Hamiti, duke bashkëngjitur një citat të Thaçit.
Presidenti ka deklaruar se “janë gjëra që do të diskutohen; qoftë për të zhdukurit, qoftë për të zhvendosurit, qoftë për pronat, qoftë për të drejtat e Kishës Ortodokse serbe, për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për procesin e normalizimit dhe të pajtimit me vendeve tona, për edukimin, për shëndetësinë. Por, një gjë duhet ta kemi të qartë: se pa definim të kufijve, nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare paqësore që garanton njohjen reciproke”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...