Google ADS

Përfaqësuesit e BE-së do të mbështesin ndëshkimin e Italisë

21:58 | 28 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Përfaqësuesit e qeverisë së Bashkimit Europian do të mbështesin të enjten masën disiplinore të Komisionit Evropian kundër Italisë, mbi borxhin e saj, sipas dy burimeve të Bashkimit Evropian dhe një dokumenti të verifikuar nga Reuters.

Masa pritet të miratohet këtë javë, pavarësisht nga sinjalet nga Roma, se ajo mund të arrijë objektivat e saj fiskal për vitin e ardhshëm, ashtu siç edhe kërkohet nga Komisioni Europian.

Italia nuk është në përputhje me rregulloret fiskale të BE, që kërkojnë që ajo të zvogëlojë borxhin e saj të tepërt, tha një dokument projektesh të hënën nga delegatët e qeverive të BE në Komitetin Ekonomik dhe Financiar (EFC).

“Në përgjithësi, Komiteti është i mendimit se kriteri i borxhit duhet të konsiderohet se nuk është përmbushur,” thuhet në projekt-dokument.

“Një EDP me borxhe është e garantuar,” përfundon dokumenti, duke iu referuar procesit disiplinor të BE të njohur si Procedura e Deficitit të tepërt. Një zyrtar i BE tha se drafti ishte ende subjekt i ndryshimeve, por konkluzionet e tij nuk ishin të diskutueshme.

Drafti u diskutua pasi qeveria italiane tha të hënën se ajo po i përmbahej qëllimeve të saj kryesore buxhetore, por la hapur mundësinë e përfundimit të objektivit të saj të deficitit. Dokumenti pritet të aprovohet zyrtarisht në një konferencë telefonike nga EFC të enjten, thanë dy burime të BE për Reuters.

Mbështetja formale nga shtetet e BE do të lejojë Komisionin Evropian të rekomandojë hapjen e procedurës disiplinore, në atë që do të ishte një masë e paprecedent që mund të çonte në sanksione financiare.

Deri më tani vendet e eurozonës i janë nënshtruar procedurave disiplinore vetëm për deficitet e tyre të tepërta, por asnjëherë për borxhin e tyre. Asnjë shtet nuk është gjobitur sipas rregullave fiskale të BE./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme