Një punëtor ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar nga rrëshqitje e dheut në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Punëtorët kanë qenë të angazhuar për ndërtimin e një muri mbrojtës në rrugën “Hristo Tatarçev”. Ndërsa gjatë pasdites derisa punëtorët kanë qenë në lëvizje, ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut.
Nga Komuna e Kisella Vodës thonë se në interes të hetimeve nuk mund të japin më shumë informacione dhe se presin raport nga Prokuroria Publike dhe MPB-ja.
Punëtori i lënduar është vendosur në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ndërsa mësohet se gjendja e tij është stabile dhe është lëshuar për kurim shtëpiak.
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...