Vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka ka mbrojtur përdorimin e një llogarie personale në serverët e Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se nuk ishte asgjë sikur ajo e Hillary Clinton.
“Nuk ka asgjë të përbashkët”, tha ajo në një intervistë për ABC, transmeton portali arbresh.info
Vajza e “mbarë” e presidentit Trump u “përpi” nga zjarri për shkak të përdorimit të emaileve private në serverët e Shtëpisë së Bardhë.
Në fushatën parazgjedhore Trump kishte ngacmuar kundërshtaren e tij, Hillary Clinton për përdorimin e një serveri privat për punët zyrtare.
Gjatë fushatës së tij të vitit 2016, Trump sugjeroi që ish-sekretari i shtetit duhet të burgoset pasi FBI kishte gjetur informacion të klasifikuar në disa email nga serveri i saj privat.
“Të burgoset” tha ai, por tani vajza e Trump ka thënë se rasti i saj me atë të Hillary nuk kanë asgjë të përbashkët.
Nuk është e paligjshme që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të përdorin një email personal, por ata duhet t’i përcjellin mesazhet zyrtare një llogarie qeveritare brenda 20 ditëve për ruajtje dhe ka rregulla kundër ndarjes së informacionit të klasifikuar në llogaritë personale./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...