Google ADS

Ngritën flamurin kuqezi në Greqi, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

21:24 | 28 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Ditën e sotme në kuadër të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, kanë ndërmarrë një akt simbolik në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.

Shqiptarët kanë postuar foto në Facbeook teksa heqin flamurin grek nga një monument historik dhe vënë atë shqiptar.

Media greke “Tilestëra” shrkuan:

Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë Autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?!

Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë , e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”

Ky veprim ka bërë bujë në të gjitha mediat e shtetit fqinj, që haptazi e quajnë provokim.

Ndërsa pak minuta më vonë dhjetëra forca policie të armatosura kanë rrethuar familjet e dy aktivistëve kuqezi që jetojnë në Greqi, duke vënë në pranga djemtë që ngritën flamurin shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme