PSG në epërsi ndaj Liverpoolit, shënon Bernat

21:22 | 28 Nëntor 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germaini ka kaluar në epërsi në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Liverpoolit.

Gjiganti francez është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve në UFEA Ligë të Kampionëve kundër “Redsave”, shkruan portali arbresh.info.

Mbrojtësi Juan Bernant zhbllokoi shifrat në minutën e 13′ duke gjetur portën në formë perfekte pasi depërtoi në mesin e tre lojtarëve.

Ndeshja mes tyre është vendimtare për kualifikimin tutje.

Takimi është duke u zhvilluar në Parc des Princes./arbresh.info/

Shikoni më poshtë golin nga Juan Bernant:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme