Moti i ftohtë në vendin tonë

21:07 | 28 Nëntor 2018
A. B.

HMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, me temperaturat minimale që pritet të shkojnë në minus katër gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite vende-vende priten kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale parashihen të bien deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Shtypja atmosferike do të shënojë vlera të larta, mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme