Mesiç për ndryshimin e kufijve: Millosheviçi me 100 mijë të vrarë, s’mori asnjë centimetër

20:34 | 28 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

I konsideruar si miku i shqiptarëve, ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç ka folur për regjimin e egër të “kasapit” të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Për ish-presidentin Kroat, synimi i tij ka qenë zgjerimi i kufijve dhe përmes kësaj donte të krijonte Serbinë e Madhe.

Ai tha se përpos viktimave të shumta nga luftërat, asnjë centimetër tokë nuk fitoi dhe dëmet tashmë shihen qartë nga të gjithë. Ndërsa ky qendrim ishte një përgjigje e qartë për aktorët politikë nga të dyja shtetet si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, të cilët kanë në tryezat e tyre të bisedimeve temën e korrigjimit të kufijve.

Gjithashtu ai deklaroi se kontinentin Europian duhet të integrojë një orë e më parë vendet e Juglindjes si tregues i mobilizimit të saj.

“Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëjë. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë. Kam punuar dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.

Si president jam angazhuar për të drejtat dhe të padrejta që iu janë bëra atyre në Jugosllavi. Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetës i Serbisë së Madhe të Pastër. Njëherë ka qenë Tito me karizmën e tij.

Tito ka ikur nga jeta. Faktori i dytë integrativ ka qenë partia Komuniste është shkatërruar. Faktori i tretë ka qenë ushtria jugosllave. Për Milloshevicin as kushtetuta as ligji nuk kanë patur rëndësi.

Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Mbi 100 mijë të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar.

Një politikë të gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Drejtimi drejt BE. Britania e Madhe ka dalë nga BE, ajo është në fakt në proces të ndarjes. E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore.

Mirëpo kur të gjithë t’i hapin kufijtë, humb motivin për të marrë territore të huaja. Nuk mund të thotë njeri që mund të marr territore të tjera për shkak të pakicave kombëtare. Kur ai jeton në bashkësinë e vet, politika serbe nuk e kupton por edhe për ata është i rëndësishme Bashkimi Europian. Ajo për të cilën angazhohem deri më sot që të përshpejtohet rruga drejt BE”, tha në fjalën e tij ish-presidneti Mesiç.

Ish-presidenti kroat e bëri këtë deklaratë në Tiranë, ku ka ardhur per festimet e Pavarësisë, ndërsa u dekorua edhe nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

Të ngjashme