Bahri Cani, redaktor i Deutsche Welle në lidhje ka folur për ligjin e punësimit të të huajve në Gjermani.
Cani tha se 78% e mjekëve kërkojnë të largohen në drejtim të Gjermanisë.
“Mund të qëndrojnë në Gjermani për 6 muaj dhe atëherë mund të gjejnë punë dhe të marrin kontratën.
Deri tani ka qenë e mundur që në Gjermani të vijnë vetëm akademikë, pra persona me diplomë. Por tani mund të vijnë edhe persona edhe pa diplomë vetëm se i ofrohet mundesia e punësimit.
Na vjen shumë keq që dëgjoj këta të dhëna që 78% e mjekëve kërkojnë të largohen, është një katastrofë në vetvete, mbase Gjermania i realizon ëndrat e tyre. Gjermani po bën kornizën ligjore, projektligji kalon në datën 19 dhjetor dhe miratohet në janar-shkurt. Përveç pagave të larta nuk fitojnë asgjë tjetër”, u shpreh ai per Fax news.
Redaktori i DW shtoi se ekonomia gjermane ka nevojë për fuqi punëtore, ndaj edhe po financon në plotësimin e vendeve bosh.
Cani tha se profesionet më të kërkuara janë mjekët, infermierët dhe përkujdesi ndaj të moshuarve.
“Gjatë afatit 6 mujor personat mund të kërkojnë punë pa asnjë pengesë ligjore. Kontrata ligjore varen nga kërkesat që kanë, në 6 vite ata përfitojnë qëndrim të përhershëm. Ekonomia ka nevojë, duhet të financojë edhe në plotësimin e vendeve boshe.
Profesionet më të kërkuara janë mjekët, infermierët, përkujdesi për të moshuarit dhe IT-ja, në fushat e zejes apo edhe punëdorët. Ministria e Punës do formojë një indicie me profesionet që kërkohen.
Nuk është publike cilat janë profesionet që janë në kërkim, se ende nuk është miratuar ligji, kur të miratohet ligji do të bëjnë publike edhe listën e profesioneve. Në Gjermani mund të jetoni shumë mirë, por nuk është aq lehtë të kursesh lekë. Nuk janë kushtet aq të mira sa flitet, por për njerëzit që nuk kanë asnjë shpresë tjetër, është rasti i mirë”, theksoi ai.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...