Trump dhe Erdogan bisedojnë për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës

19:16 | 28 Nëntor 2018
Arbresh Info

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, sot kanë biseduar për tensionet e ngritura në Detin e Zi mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.

Erdogan më parë kishte biseda telefonike të ndara me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Petar Poroshenko dhe Vladimir Putin.

Erdogan e njoftoi homologun e tij amerikan për detajet e bisedimeve që ka zhvilluar me Poroshenkon dhe Putinin.

Ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, tensionet shpërthyen të dielën kur forcat ruse rrëmbyen tre anije ukrainase në Detin e Zi, pas të cilit veprim Kievi shpalli gjendje lufte në zonat kufitare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme