Që UEFA vepron me dy standarde kjo tashmë dihet dhe për këtë mjafton të shikosh dënimin shembullor që i dha Skënderbeut duke e përjashtur nga kompeticionet europiane për 10 vite vetëm në sajë të dyshimeve të ngritura nga kompanitë e basteve për shkak të luhatje të koeficientëve gjatë ndeshjeve të korçarëve në Europë në sezonin 2015-2016, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Për të vënë në dukje edhe njëherë faktin që qeveria e futbollit europian përdor dy standarte në skualifikimet apo dënimet që jep kanë menduar mediat spanjolle dhe më konkretisht ato që qëndrojnë pranë klubit të Barcelona.
Media e famshme gjermane Der Spiegel referuar zbulimeve të platformës Football Leaks pak ditë më parë bëri publik lajmin tronditës se kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos përpara finales së Champions League ndaj Juventusit në vitin 2017-të kishte marrë një medikament mjekësor që nuk lejohet të përdoret pasi është në listën e barnave të ndaluara në kontrollet e antidopingut.
Megjithatë, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe e Europa League ndaj Young Boys, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut. Kështu për të 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pezulluar atë nga aktiviteti për dy vjet. Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Champions League të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur “dexamethasone”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.
Prestigjiozja spanjolle, “MundoDeportivo”, ka shkuar një artikull ku merr si shembull rastin e Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luajë futboll. Në fak ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku të vegjlit trajtohen si “të njerkës” ndërsa të mëdhenjtë si “të nënës”./SuperSport/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...