Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tirana” në kryeqytet.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur 7 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se si pasojë e shpejtësisë së madhe, vetura e ka humbur kontrollin.
“Shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve nga kolegët në terren dyshohet se shpejtësia ka qenë shumë e madhe. Gjithçka ka ndodhur në rrugën Tirana, vetura në vend që të kthehet në anën e majtë ka vazhduar drejt ku kanë qenë duke u kryer disa punime”, tha Ahmeti.
Mediat raportuan se vetura ka rënë nga rrethrrotullimi që lidhë Prishinën me Mitrovicën, por Ahmeti ka mohuar një gjë të tillë.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...