Qytetarët i dalin në mbrojtje personit që vrau hajnin në Veternik

18:56 | 28 Nëntor 2018
Arbresh Info

Mbrëmë, në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një vrasje.

Katër hajdutë kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e R.B, i cili gjatë shkëmbimit të zjarrit me të njëjtit la të vdekur njërin prej tyre, shkruan lajmi.

Dyshohet se edhe njëri nga të katër personat që ishin të përfshirë në rast, e i cili mbeti i vdekur kishte armë me vete.

Mirëpo, të dyshuarit për vrasje në rastin e mbrëmshëm, në mbrojtje i kanë dalur të gjithë qytetarët në rrjetet sociale.

Mediet kanë raportuar vazhdimisht për rastin e lajmet janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ku njerëzit nëpërmjet komenteve i kanë dalë në mbrojtje pronarit të shtëpisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme