Operacion policor i koduar “500” ka sekuestruar 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara.
Në pranga ka rënë 37-vjeçari me inicialet G. Xh, banor në Kavajë.
37-vjeçari akuzohet për “Falsifikim të monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.
“Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky ai po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular”, njofton policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të tij./tvklan/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...