Google ADS

Presidenti Thaçi: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e pazëvendësueshme

17:58 | 28 Nëntor 2018
A. B.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me presidentin fondacionit “Heritage Foundation” si një nga më prestigjioze në Amerikë dhe në nivel botërorë, Kay Coles James.

Përmes në postimi në Facebook, Thaçi tha se ai ka hasur në mirëkuptim në kërkesën e tij për mbështetje konkrete për procesin e themelimit të ushtrisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me presidenten e “Heritage Foundation”, Kay Coles James dhe bashkëpunëtorët e saj. Si një prej fondacioneve më prestigjioze në Amerikë dhe në nivel botëror, për ne është e rëndësishme mbështetja që ofron dhe ekspertiza profesionale për proceset aktuale të vendit tonë. Jam shumë mirënjohës që kërkesa ime për mbështetje konkrete për procesin e themelimit të ushtrisë dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, hasi në mirëkuptim të plotë. Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e pazëvendësueshme dhe ne jemi përgjithmonë mirënjohës. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme