Ashley Cole mund të rikthehet në Angli pasi është liruar nga LA Galaxy.
Ish qendërmbrojtësi i Anglisë ka qenë duke luajtur futboll në Los Angeles në dy vitet e fundit duke bërë gjithsej 82 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve si dhe duke shënuar tri gola, transmeton portali arbresh.info.
Para kalimit të tij në MLS, Cole kishte shpenzuar një kohë në Serie A te AS Roma që erdhi pas tetë viteve në Chelsea ku ka fituar të gjithë trofetë madhështorë, përfshirë titullin në Premierë Ligë, katër FA Kupa, Evropa Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Ai ka fituar gjithashtu trofe të shumtë edhe te klubi i tij i parë – Arsenali, ndërkohë që në nivelin ndërkombëtar ka bërë 107 paraqitje për vendin e tij dhe ka luajtur në jo më pak se pesë turne madhështor që nga viti 2002 deri në vitin 2012.
Ai është bërë lojtari i parë si mbrojtës ka arritur 100 paraqitje për Anglinë në shkurt të vitit 2013, kur “Tre Luanët” mposhtën në miqësore Brazilin me rezultat 2 me 1./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...