Në Maqedoni zyrtarisht janë regjistruar 650 persona, të cilët nuk janë të evidentuar dhe që nuk kanë dokumente personale, dhe me këtë as mundësi për realizimin e të drejtave të tyre qytetare. Ky numër prej 650 personave “fantom” është marrë si rezultat i punës së përbashkët të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, MPB-së dhe institucione tjera kompetente së bashku me OSBE-më dhe organizatat jo qeveritare.
Në prill të këtij viti është bërë thirrje për të gjithë personat që nuk janë të evidentuar të vinë në njësitë rajonale të drejtorisë dhe të plotësojnë pyetësorin se përse nuk kanë mundur të evidentohen. Në terren kanë punuar edhe ekipe mobile që kanë regjistruar personat pa dekumentam ndërsa tani janë vendosur në regjistër të posaçëm në Drejtorinë e librit amë dhe kanë numër të veçantë identifikues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, numri i errët i personave pa dokumente është nga 1.500 deri në 2.000. Problemi që ballafaqohet Maqedonia është mos pasja e mënyrës së drejtë për ta zgjidhur problemin e këyre personave.
Për mundësite e mundshme që ata të fitojnë dokemte sot u mbajt debat në Qeveri i emëruar si “Zgjidhje sistematike për regjistrimin e personave pa dokumente dhe ndalimin e qytetarëve të mbesin pa shtetësi”.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në kët debat rikujtoi se Qeveria dhe MPPS-ja së bashku me Drejtorinë e librave amë në prill të këtij viti bëri thirrje deri te të gjithë persona që nuk janë të evidentuar të vinë në njësitë rajonale dhe ta plotësojnë pyetësorin për arsyet.
Si të veçantë e ceku bashkëpunimin me shoqatat rome që kanë përpunuar regjistër elektronik të posaçëm për këto persona.
“Koncepti një shoqëri për të gjithë nuk do të realizohet nëse një qytetar i vendit tonë mbetet jashtë asaj që do të thotë kujdes institucional, që posaçërisht ka të bëjë me bashkëqytetarët e kategorive dhe grupeve të vërfëra, ndërsa njëri nga problemet që një pjesë e atyre qytetarëve nuk janë të evidentuar, është për shkak se ju pamundësohet identiteti juridik-qytetar”, tha kryeministri Zaev.
Ministrja e Punës dhe Politikës Socilae, Mila Carovska tha se Qeveria duhet të sjell vindime për rrugën se ku do të shkohet me qëllim që në tremujorin e parë të vitit 2019 këto persona të evidentohen me çka do të hapet rruga e këtyre qytetarëve të realizojnë të drejtat e tyre qytetare.
Para pjesmarrësve të debatit ishte i pranishëm edhe euroambasadori Samuesh Zhbogar i cili tha se kjo çfarë ndodh është zhvillim i lartë teknoligjk.
“Ndodh në kohën kur të gjithë rrugët mund t’i gjejmë në Google map, ta tejkalojmë secilën adresë, ndërsa në anën tjetër kemi situatë ku ekzistojnë persona që nuk janë të evidentuar në regjistrin amë të të lindurve”, tha Zhbogar.
Ai ceku se është e rëndësishme që përfaqësuesit e bashkësisë etnike të jenë të përfshirë në të gjitha nivelet e këtij procesi.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...