Emri i heroit tonë kombëtar, në trajtën Skanderbeg, është zbuluar në këtë hartë të rrallë detare, e cila është ekspozuar për herë të parë në Shqipëri në ambientet e Kryeministrisë.
Harta vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe festave të nëntorit.
E realizuar mbi lëkurë viçi ajo daton prej vitit 1455.
Pasi u zhduk për 2 shekuj kjo hartë u gjet në një bodrum të murosur, për tu bërë më pas pjesë e bibliotekës së Romës në shekullin e 18-të.
Artan Shkreli shprehet se ky dokument e konfirmon Skëndërbeun si një fakt historik.
Artan Shkreli: “Ky është një zbulimi rëndësishëm jo për faktin se në të ndodhet emri heroit tonë në hartë, që edhe kjo është unike, por prej faktit se harta është e vitit 1455, në kulmin e famës së Skëndërbeut në Evropë. Harta është bërë nga Bartolomeo Pareto. Kjo tregon që ne dimë shumë pak për Gjergj Kastriot Skëndërbeun.”
Dëshmia e rrallë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Ajo do ti rikthehet Italisë pas 2 javësh.
Në këtë ditë feste interesi ka qenë i lartë edhe për Muzeun Historik Kombëtar, ku u eksozuan punimet e 54 piktorëve me fokus heroin kombëtar.
Piktor: “Unë aty paraqes sipas ndjeshmërisë sime vrullin e tij, pathyeshmërinë dhe largpamësinë e tij.”
Një hapësirë të veçantë në Muzeun Historik zuri edhe kjo ekspozitë e realizuar nga piktorët e vegjël./ora news
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...