Veliaj: Ne nuk lamë pa bukë hebrenjtë, s’do mbetet njeri pa shtëpi,pa bukë

14:54 | 28 Nëntor 2018
arbresh.info

Tirana si çdo vit festoi 28 Nëntorin me ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”. E veçanta e këtij viti është se 400 nxënës të shkollave të kryeqytetit iu bashkuan korit dhe kënduan sëbashku himnin kombetar. Por i veçantë ishte edhe fjalimi i kryetarit të Bashkisë i cili u fokusua tek banorët protestues të Unazës së Re.

Erion Veliaj me ironi tha se protestuesit thërrasin “Dum babën!” Po kështu u shpreh se Bashkia e Tiranes nuk do ti lërë pa bukë se “ky qytet u dha bukë edhe hebrenjve”.

Deklarata e Veliajt

Sot lipset që të kemi progres, minoritetet e zhurmshme ti respektojmë në fjalën e tyre por maxhoranca e heshtur të eci para. Nëse do dëgjonim “dum babën” nuk do kishim këtë shesh as dhe liqenin. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës.

Tirana do të ketë një unazë të madhe për ta shpëtuar nga trafiku. Do të akomodojmë këdo që ka nevojë për solidaritet. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë e sigurt që ky qytet me këtë bujari nuk do të lërë asnjë njeri pa shtëpi e as pa bukë, ama nuk do të lëmë shtetin pa u zhvilluar. Ia kemi borxh një gjenerate të re e cila nuk do të na falë kurrë nëse ne do dëgjojmë minorancën që thërret “Dum Babën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme